Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Gaz Paja dhe partnerja i japin fund martesës? Ira "e zhduk" nga rrjetet sociale

Shkruar nga Newsbomb

Pas dasmës madhështore në qershor të 2019 Gaz Paja dhe partnerja e tij bukuroshe, Ira Seferi thuhej nëpër media se çdo ditë e kishin “mjaltë”. Kudo shiheshin bashkë dhe këtë dashuri dhe lumturi që kishim me njëri-tjetrin s’nguronin ta ndanin as në rrjetet sociale.

Por, diçka ka ndodhur së fundmi mes çiftit të cilët janë prindër dhe të një djali! Lart e poshtë po qarkullojnë thashethemet se ata i kanë dhënë fund martesës disa vjeçare.

Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga vetë të zotët e punës, mirëpo nga një “investigim” i shkurtër që bëmë në rrjetet sociale vumë re se në Instagramin e Irës mungojnë fotot me Gazin, madje dhe ato që i ka patur i ka fshirë. Gjithashtu ajo nuk e ndjek atë në “ Instagram”, gjë e cila do të thotë shumë.

Dyshimet për krisje në marrëdhënien e tyre kanë lindur pasi prej kohësh çifti nuk janë shfaqur në krah të njëri-tjetrin. Madje, edhe në premierën e filmit 5 herë jo, Gaz Paja u shfaq i vetëm në tapetin e kuq.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese