
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme Foltoren e radhës në qytetin e Peshkopisë, ku u prit nga dhjetëra simpatizantë.
Në bashkëbisedimin me qytetarët, njëri prej tyre i tha Berishës se ka qenë në çdo protestë të PD-së në Tiranë, teksa tregoi se kur hidhej gaz lotsjellës, Gazment Bardhi ikte dhe fshihej pas fuçisë, ndërsa të tjerët dëmtoheshin.
Gjithashtu qytetari tregoi edhe një rast kur kryedemokrati Basha kishte shkuar në Bulqizë, por demokratët kishin tentuar ta nxirrnin nga mbledhja, pasi nuk kishte çfarë t’u thoshte.
U zgjodh kryetar partie prej 8 vitesh. Dhe unë nuk kam parë në botë që një lider të humbë herë pas here të të vjedhin votat të dalësh e të thuash mi morën, po çfarë bën ti, ku je ti, je lider, je kryetar i gjithë demokratëve.
U fut në çadër, unë jam një nga demokratët më historikë, mund të më njohin në protestat që janë zhvilluar në Tiranë. Ne laheshim me gjak gazlotsjellësi, Gazment Bardhi ikte pas fuçisë që më digjte mua. Sot thotë nuk të lëmë sot se bën pazare me Ramën, është në rregull. Po këta demokratë këtu janë përlotur, kanë vjellë nga gazi lotsjellës i Edi Ramës. Demokratë që janë nëpër gjyqe, nëpër biruca.
Mos shko të rrish gjatë për të mbledhë firma se i kë të mbledhura jo 1500, por një milion e gjysmë. Përgatitu doktor sepse me sa di unë regjimet rrëzohen me protesta. Nëse është regjim bujrum na prij para, jo të presim firmat se na doli shpirti, por të mos presim sekondat dhe të rrëzojmë qeverinë e këtij krimineli që është i zhytur në krim dhe korrupsion.
E fundit Basha erdhi në Bulqizë dhe duke mbajtur një fjalim nga salla demokratë që ne kemi luftuar për 30 vite filluan duke thënë ik, ik, ik. E mora fjalën se më ra turp dhe e mbajtëm pak a shumë në këmbë se ishin duke e nxjerrë përjashta se nuk kishte se çfarë na thoshte. Si nuk i vjen turp që thotë që unë nuk lejoj që të mblidhet Këshilli kombëtar, kush je ti more? Kjo gjë merr fund. Ato deputetë që ka sjellë atje janë demokratë dhe nuk kemi pse t’i refuzojmë, por t’u bëjmë një thirrje i kemi zgjedhur ne dhe t’i vënë gishtin kokës kur thonë jo se ti je një lider i këtij kombi dhe t’i sjell demokracinë në Shqipëri, përndryshe nga mbyti regjimi Envero-Rama.