Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.6kmh
20 %
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Gaz lotsjellës dhe plumba gome, qindra të plagosur nga përplasjet në Jeruzalem

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tjetër përplasje është shënuar midis palestinezëve dhe policisë izraelite jashtë xhamisë Al-Aqsa në Jeruzalem, përpara një marshimi të planifikuar nacionalist hebre.

Më shumë se 200 njerëz u plagosën, ndërsa turmat hodhën gurë dhe oficerët qëlluan me gaz lotsjellës dhe plumba gome në kundërpërgjigje.

Në një deklaratë, policia izraelite tha se forcat e sigurisë ishin “duke punuar për të zhdukur dhunën në Malin e Tempullit dhe në zona të tjera të Qytetit të Vjetër”.

Kuarteti i negociatorëve të Lindjes së Mesme – SHBA, BE, Rusia dhe Kombet e Bashkuara  kanë shprehur shqetësim mbi dhunën duke u kërkuar të gjitha palëve të tregohen të përmbajtur.

Frika është se tensionet do të rriten ndjeshëm ditën e sotme gjatë Marshit vjetor të Flamurit të Ditës së Jeruzalemit.

Ngjarja shënon aneksimin e Jeruzalemit Lindor, shtëpia e Qytetit të Vjetër dhe vendeve të tij të shenjta dhe zakonisht sheh sionistë të rinj duke ecur nëpër zonat myslimane, gjë e cila konsiderohet si  një provokim i qëllimshëm nga popullsia palestineze.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img