Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Gaz lotësjellës sërish në Kuvendin e Kosovës, ndërpritet seanca plenare

Shkruar nga Newsbomb

Në momentin që deputetët kanë filluar të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, opozita ka hedhur sërish gaz lotsjellës në sallë për të ndërprerë seancën plenare. 

Mësohet se gazi është hedhur nga anëtari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Salih Salihu. Në seancën e sotme do të shqyrtoheshin 18 pikat e rendit të ditës, të aprovuara nga kryesia e Kuvendit.

Deputetët e parë që kanë hyrë në Kuvend, kanë qenë ata të opozitës. Madje, ata kanë arritur të hedhin gazin lotsjellës para se të fillojë seanca.  Përfaqësues e Vetëvendosjes kishin paralajmëruar se veprimet ndaj seancave do të jenë të njëjta. 

“Ndërpritet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Deputetët e opozitës hedhin sërish gaz lotsjellës. Nuk do të ketë normalitet derisa të anulohen marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit 2015, dhe derisa të largohet qeveria antikushtetuese”, ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese