Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
43 %
3.1kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Gaz Bardhi përfundon dëshminë në Prokurori: Autor i sulmit mbi PD ishte Sali Berisha! Policinë e telefonova 7 herë, erdhi pas 40 minutash

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazment Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i PD, ka përfunduar pak minuta më parë dëshminë e tij në Prokurorinë e Tiranës. Ai është shprehur se ka dhënë shpjegime për sulmin mbi selinë e PD, shkruan newsbomb.al.

“Sot kam dhënë shpjegime për çdo çështje të kërkuar nga organi i Prokurorisë. Duke nisur nga momenti kur protestuesit mësynë në selinë e PD dhe se çfarë ka ndodhur në katin e dytë. Të zbardhet e gjithë ngjarja dhe të vihen para përgjegjësisë autorët.

Një grusht njerëzish me në krye Sali Berishën sulmuan selinë e tyre. Autorët as nuk skuqen e as nuk zverdhen. Sali Berisha ka marrë autorësinë e kësaj”, është shprehur Bardhi për mediat.

Më tej, sekretari i PD ka treguar dhe për njoftimin e Policisë së Shtetit.

“Kam informuar dhe sot zyrtarisht Prokurorinë e Tiranës se Policia e Shtetit është njoftuar në orën 12.27 minuta. Ka pasur një komunikim të vijueshëm. Kam telefonuar më shumë 7 herë zyrtarët më të lartë të shtetit dhe ndërhyrja e tyre ka qenë me 40 minuta vonesë.

Çdo person që ka qenë brenda PD i është nënshtruar kontrollit fizik. Dhe ripohoj atë që në fakt Prokuroria pohoi në seancë gjyqësore, asnjë send i ndaluar nuk është gjetur në ambientet e brendshme të selisë së PD”, përfundoi Gazment Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i PD.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img