Hapësire reklamuese

Politikë

Gaz Bardhi u drejtohet demokratëve: Jam krenar që u bashkuam, ju ishit frymëzimi ynë!

Shkruar nga Newsbomb
Demokrati Gazment Bardhi ka marrë fjalën në podiumin e ngritur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", nën dritaren e zyrës së Edi Ramës, duke ju thënë demokratëve se ata ishin frymëzimi për bashkimin të fraksioneve që ishin krijuar në Partinë Demokratike. "Sot, të gjithë shqiptarët e ndershëm janë krah jush, me mendje dhe zemër. Ju ishit arsyeja dhe frymëzimi ynë për t'u bashkuar. Jam krenar që ja dolëm të gjithë bashkë për të bërë më të mirën", ju tha ai demokratëve. Pjesa tjetër e fjalimit të Gazment Bardhit është fokusuar te sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, duke u shprehur se ata janë provuar në këto 10 vite se janë e keqja e Shqipërisë, aleatë kryesorë të krimit dhe që qëndrojnë në pushtet nga pastrimi i parave. Lexo edhe: FOTOLAJM/ Berisha në arrest shtëpie, Argita i bashkohet protestës së opozitës I kënaqur nga pjesëmarrja e lartë në këtë protestë, ai është shprehur se ata demokratë janë arsyeja dhe dëshmia se nuk kanë frikë përballë "regjimit". Lexo edhe: Pa Berishën në shesh, protestuesit demokratët “dynden” në bulevard "Me ju dhe me mijëra të tjerë si ju, ne do t'ja dalim. Do trokasim në çdo derë, në çdo zemër shqiptari, se ka rrugëdalje. Ne jemi ndryshe nga çdo pushtetar që vjedh zgjedhjet për të vjedhur e varfëruar shqiptarëve. Ne duam një Shqipëri që nuk sundohet nga krimi", u shpreh Gazment Bardhi.

Pjesë nga fjala i Gazment Bardhit në protestë:

Sot, ne vërtet jemi në opozitë, vërtet kemi kaluar momente të vështira, ndonjëherë të padenja për të qenë në lartësinë tuaj, por ne sot kemi pasurinë më të madhe që mund të ketë një forcë opozitare. Kemi dëshirën dhe vullnetin tuaj për të fituar. Ju jeni pasuria më e madhe që ka Shqipëria, mbani gjallë frymën e lirisë. Sot, të gjithë shqiptarët e ndershëm janë krah jush, me mendje dhe zemër. Ju ishit arsyeja dhe frymëzimi ynë për t'u bashkuar. Jam krenar që ja dolëm të gjithë bashkë për të bërë më të mirën. Në këto 10 vite ne kemi provuar se e keqja e vendit ka emrin e kryeministrit të Shqipërisë, aleatit kryesor të krimit. Përtej fasadës, janë dy botë të ndryshme të qëndrojnë përballë njëra tjetrës, njëra është bota juaj, bota jonë. Përballë nesh qëndron Edi Rama në botën e tij që mbjell vetëm shpopullim. [caption id="attachment_789102" align="alignnone" width="1600"]Pamje nga protesta e opozites ne bulevard - 20 shkurt Pamje nga protesta e opozites ne bulevard - 20 shkurt[/caption] Ai ka përdorur metodat më antidemokratike për të përhapur frikë, për të shuar zërin e protestës. Ju jeni dëshmia më e madhe se ne sot nuk kemi frikë. Ne nuk dorëzohemi. Lexo edhe: Meta dhe Kryemadhi mungojnë, zyrtarët e Partisë së Lirisë “selfie” nga bulevardi Me ju dhe me mijëra të tjerë si ju, ne do t'ja dalim. Do trokasim në çdo derë, në çdo zemër shqiptari, se ka rrugëdalje. Ne jemi ndryshe nga çdo pushtetar që vjedh zgjedhjet për të vjedhur e varfëruar shqiptarëve. Ne duam një Shqipëri që nuk sundohet nga krimi. Për ne, projekti "Shqipëria si gjithë Europa" nuk është një slogan, por projekti i së ardhmes. Është rruga ku do ta çojmë Shqipërinë. Fitore! Lexo edhe: “Rama ik”, qytetari shkon në protestë me gjarpër në duar Lexo edhe: Bardhi dhe Noka nisen nga selia e PD-së, prijnë demokratët në protestë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese