Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gati vendimi për sigurinë online të fëmijëve

Shkruar nga Newsbomb
Nga mbledhja

“Në mbështetje të Agjendës për të Drejtat e Fëmijëve janë hartuar dhe janë në proces konsultimi Plani për Sigurinë online të fëmijëve dhe Plani për indentifikimin dhe mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge dhe shfrytëzim ekonomik. Vendimi i Këshillit të Ministrave ‘Për procedurat për identifikimin , ndihmën e menjëherëshme dhe referimin e fëmijve të shfrytëzuar ekonomikisht’ tashmë ka nisur të zbatohet dhe është në procedurë për miratim vendimi ‘Për sigurinë online të fëmijëve”.

 

Deklarata u bë nga Ministrja Manastirliu, gjatë raportimit në grupin parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”, seancë e cila i paraprin Raportit të 5-të drejtuar Komitetit të Kombeve të Bashkuara të Ekspertëve për të Drejtat e Fëmijës në Gjenevë.

Ministrja deklaroi se 12 raste të prindërve që kanë shfrytëzuar ekonomikisht fëmijët janë dërguar për procedim penal.

“Agjensia e Mbrojtjes së Fëmijve ka identifikuar 349 raste të fëmijve në situatë rruge dhe shfrytëzim ekonomik, 286 prej tyre janë në ndjekje të vazhdueshme. Gjatë trajtimit të rasteve janë dërguar 12 raste të prindërve për procedim penal”, tha Manastirliu.

Duke theksuar të dhënat e studimit të fundit demografik dhe shëndetësor të vitit 2018, Manastirliu tha se ka një përmirësim të dukshëm të indikatorëve që lidhen me shëndetin e fëmijëve.

“Studimi ADHS 2018 tregon për përrmirësim të gjendjes nutricionale të fëmijëve 0-5 vjeç. Aktualisht vetëm 11% e fëmijëve janë të shkurtër për moshën (stunting) krahasuar me 19% që raportohej në ADHS 2008. Vetëm 2% janë të dobët për gjatësinë e tyre krahasuar me 9% që raportohej në 2008. Gjithashtu, ka përmirësimie në numrin e femijve qe janë mbipeshë dhe nënpeshe. Ka një rënie me 8% te fëmijëve mbipeshë dhe një rënie me 3% të fëmijëve që janë nënpeshë”, tha gjatë raportimit Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh gjatë raportimit se, Ligji i ri “Për Shërbimet e Kujdesit Social në Republikën e Shqipërisë” rregullon shërbimet e kujdesit shoqëror edhe për fëmijët në nevojë për tu mbështetur me shërbime, duke nxitur mirëqenien dhe përfshirjen sociale të personave në nevojë dhe familjeve të tyre në kujdesin shoqëror.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu