Mijëra karrige janë rreshtuar në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, aty ku Partia Socialiste do të mbajë ditën e nesërme kongresin.
Skena është drejt përfundimit, po ashtu edhe çdo detaj tjetër, për një nga kongreset më të përfolura të PS-së edhe për shkak se mbahet në një kohë të një krize të thellë politike.
Fatos Nano ka konfirmuar tashmë pjesëmarrjen e tij në kongresin e nesërm, rikthim që disa media e kanë komentuar si shprehje e ambicies për t’u bërë presidenti i ardhshëm i vendit.
Një tjetër moment i rëndësishëm pritet të jetë rishpallja e kandidaturës për një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës, nga Erion Veliaj.
Sondazh
Poll