Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
2.1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
20 °
E premte, 24 Shtator, 2021
spot_img

Gati për t’i lënë vendin Joe Biden, Donald Trump përgatit lëvizjen e fundit si president

spot_img

Lajme të ngjashëm

1f8c99a2a844d6fd5720702db8d8d581

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump po përgatitet për të bërë lëvizjen e fundit në prag të largimit nga detyra që e mban prej 4 vitesh.  

Sipas mediave amerikane, Trump është gati për të falur 100 persona të burgosur në ditën e tij të fundit si president.

Faljet janë një nga disa pikat që Trump duhet të plotësojë para se të përfundojë presidenca e tij. 

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë gjithashtu kanë ende urdhra ekzekutivë të përgatitur dhe Presidenti është ende me shpresë për të deklasifikuar informacionin në lidhje me hetimin e Rusisë përpara se të largohet nga zyra.

Por me një numër në rënie të zyrtarëve të administratës ende në punë, gjasat që ndonjë prej tyre të bëhet, duken se po zvogëlohej.

Trazirat e 6 janarit që çuan në fajësimin e dytë të Trump kanë komplikuar dëshirën e tij për të falur veten, fëmijët e tij dhe avokatin personal Rudy Giuliani. 

Në këtë pikë, ndihmësit nuk mendojnë se ai do ta bëjë këtë, por vetëm Trump e di se çfarë do të bëjë me pjesën e tij të fundit të pushtetit presidencial para se të dalë zyrtarisht nga zyra në mesditë e 20 janarit.

Më shumë

spot_img