Hapësire reklamuese

Politikë

Garon përballë Sali Berishës, Ibsen Elezi: Rruga e tij është një rrugë qorre! Nuk mund të bashkëpunojmë me Ilir Metën

Shkruar nga Newsbomb
Garon përballë Sali Berishës, Ibsen Elezi: Rruga e tij

Ibsen Elezi, kandidat për kryetar i PD, ka nisur fushatën sot nga Kukësi. Ai ka thënë se Sali Berisha po i shmanget debatit me të dhe rruga e ish-kryeministrit është një rrugë qorre.

Elezi thotë se PD nuk mund të ketë bashkëpunim me Ilir Metën, siç bëri ish-kryeministri Berisha më 6 mars. "[...] ne po luajmë në politikë këtu, nuk po bëjmë biznes, nuk duhet të jetë qëllim primar qenia në pushtet", thotë ai ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Ibsen Elezit

“Pse Berisha i shmanget debateve, që i kam kërkuar të kemi përballë. Rruga e tij është një rrugë qorre, nuk na çon askund, duhet të bëjmë gjithçka për të shtrirë numrin e anëtarësisë sonë. Na duhet një mekanizëm që të përballemi me këtë sistem që kemi përballë.

Kemi të bëjmë me një kundërshtar që është i organizuar, në të gjitha nivelet. Nuk mund të kemi kurrsesi bashkëpunim me Ilir Metën, sepse është një parti që i përket boshtit të majtë, ne po luajmë në politikë këtu, nuk po bëjmë biznes, nuk duhet të jetë qëllim primar qenia në pushtet.

Edi Rama nuk e ka krijuar vetëm hegjemoninë e tij në Shqipëri, e ka krijuar së bashku me këta të tjerët. Partia është e hapur, por në momentin që ti do kthehesh duhet të nis karrierën nga e para”, tha Elezi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll