Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
65 %
2.1kmh
20 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
28 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Garon në Qarkun e Korçës, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”: Të nderuar vëllezër dhe motra MAQEDONAS

Lajme të ngjashëm

Pandi Jani, kandidati për Bashkinë Pustec i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, banorët e bashkisë ku kandidon i quan maqedonas.

“Të nderuar vëllezër dhe motra Maqedonas”, kështu e nis Jani një postim në rrjetet sociale, ku falenderon Partinë e Lirisë për besimin dhe qytetarët opozitar për mbështetjen.

Ndër të tjera ai shkruan se “pas zgjedhjes time në krye të bashkisë,Pustecit do jetë  një vend ku të rinjtë do zgjedhin të jetojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e familjeve të tyre”.

Kujtojmë që në Pustec shumica e banorëve është maqedonase. Maqedonasit në Shqipëri janë një pakicë etnike e njohur zyrtarisht.

Postimi i plotë:

Të nderuar vëllezër dhe motra Maqedonas. Kam kënaqësinë dhe nderin e veçantë që t’ju informoj se  zyrtarisht  jam kandidat i koalicionit ” Bashkë Fitojmë”  për kryetar i bashkisë Pustec në zgjedhjet vendore të 14 majit. Përzemërsisht ju falenderoj për besimin  dhe për mbështetjen tuaj. Falenderoj ” Partinë e Lirisë” dhe koalicionin ” Bashkë Fitojmë” për besimin dhe përkrahjen pa rezerva.Falemderoj të gjithë popullin opozitarë të pustecit për besimin dhe mbështetjen që i jep kauzës ” Për nje jetë më të mirë në Pustec”. Besoj se e ardhmja i takon rinisë, ndaj dhe unë si i ri jam i bindur se vizioni im për Pustecin do të triumfojë.

Ju premtoj se pas zgjedhjes time në krye të bashkisë,Pustecit do jetë  një vend ku të rinjtë do zgjedhin të jetojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e familjeve të tyre.

Në ditët që vijojnë në bashkëbisedim me ju banorë të nderuar të bashkisë Pustec, do shpalos programin dhe vizionin tim për Pustecin.Kam besim të plotë që të gjitha projektet që do paraqes janë plotësisht të realizueshme.

Premtoj nje PUSTEC modern të pastër që do zhvillohet në një qëndër të turizmit.

Me respekt,

Pandi Jani

Kandidat për kryetar bashkie

Më shumë