Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
100 %
1kmh
40 %
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
16 °
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Garon kundër Sali Berishës, Ibsen Elezi kërkon shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e PD-së: Konstatoj një sërë shkeljesh statutore dhe ligjore

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, i cili garon përballë ish-kryeministrit Sali Berisha, ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve që janë parashikuar të mbahen në datën 22 Maj.

Në një deklaratë për media, ai thotë se ka konstatuar një sërë shkeljesh statutore dhe ligjore, pasi asnjë nga elementët e primares dhe debatit nuk po zbatohet në këtë process.

“I jam drejtuar komisionit me një kërkesë që ka të bëjë me shtyrjen e datës për zgjedhjet e kryetarit. Vendosa të konkurroj në pozicionin e kryetarit të PDSH. Pas regjistrimit tim si kandidat po konstatoj një sërë shkeljesh statutore dhe ligjore. Asnjë nga elementët e primares dhe debatit nuk po zbatohet në këtë proces. Gjithashtu ka pasur edhe defekte të rënda me listat, kjo e pohuar edhe nga komisioni elektoral. Procesi zgjedhor po kryhet në kundërshtim me statutin e PD.

Është konstatuar nga ana ime që nuk është ngritur komisioni i Apelimit. Ky komision është i vetmi organ që garanton mbarëvajtjen e procesit sipas normave statutore. Për sa më sipër, duke qenë se Komisioni i Rithemelimit ka premtuar disa herë demokratizimin dhe garën e drejtë kërkoj riparimin e listave të anëtarësisë para se të vazhdojë të kryhet ky proces zgjedhor, dhe shtyrjen e procesit zgjedhor deri në plotësimin e këtyre kërkesave minimale statutore”, tha Elezi.

Më shumë




spot_img








spot_img