Hapësire reklamuese

Politikë

Garojnë të tre në primare/ Bogdani: Unë do bashkoj demokratët! Alimehmeti: Tiranës i duhet administrator; Këlliçi: Jam i sprovuar

Shkruar nga Newsbomb
Garojnë të tre në primare/ Bogdani: Unë do bashkoj

Të tre kandidatët e Partisë Demokratike, të cilët kanë shpallur zyrtarisht kandidaturën për të marrë pjesë në primaret e kësaj force politike për Bashkinë e Tiranës, janë mbrëmjen e sotme në një panel të përbashkët televiziv.

Gert Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Belind Këlliçi, kanë shprehur në "Opinion" besimin se njëri prej tyre duhet të jetë kryebashkiaku i Tiranës, por në fund janë shprehur se do të punojnë bashkë deri në zgjedhjet e 14 majit.

Pse duhet të jetë Gert Bogdani kandidat i PD-së për Tiranën?

“Unë besoj se Tirana ka nevojë për ndryshim në qeverise dhe në qasje me qytetarët. Një ndryshim për perspektivën e qytetit, duke shkuar përtej votës së PD. Besoj se i bashkoi demokratët dhe i frymëzoj demokratët për fitore në zgjedhjet e viti të ardhshëm. Kam vite që punojnë me demokratët dhe në garat që kam patur më parë i kam dhënë provat.”

Arsyeja përse Ilir Alimehmeti kandidon në Tiranë?

"Kandidimi im vjen si pasojë e dhimbjes që ndiej sa herë kaloj në kryeqytet. I mungon një administrim qytetit, një administrim për qytetarin, një administrim i thjeshtë. Kemi nevojë për një administrator. Më vjen krejtësisht natyrshëm për të bërë detyrën që i takon këtij pozicioni.

Familjarisht, prindërit e mi kanë qenë themelues, deputetë, kanidatë për deputetë në PD. Unë kam qenë në disa fushata pavarësisht që nuk e keni parë. Bindjet e mia janë thellësisht të djathta. Jam anëtar i Këshillit Kombëtar të PD sepse mbaroi emergjenca. Ky është momenti për t’u marr me puënt që na takojnë të gjithëve.”

Pse duhet t'i besojnë demokratët në primare Belind Këlliçit?

“Gjykoj që ky moment është moment historik. Gjykoj që kam një rekord publik të opozitarizmit dhe jam një politikan në opozitë, që nga denoncimi i aferës së inceneratorëve, në punën  time në komisionin me aferën që lidh drejtpërdrejtë bashkinë e Tiranës. Gjithashtu me qëndresën e Teatrit, natën jam marr forcërisht dhe jam në gjyq.

Jam politikan dhe kam mundësi të jem në sallën e parlamentit dhe gjykoj se gjithçka duhet lënë mënjanë për një interes më madhor.

Jam i sprovuar. Vitin e kaluar jam ndër të paktët deputetë që kam kaluar pragun, e njoh Tiranën. Kam treguar që di ta mbaj votën edhe në bastionet më të egra të PS. Përfaqësoj zonën më të varfër të Tiranës, Kombinatit dhe fshatrat përreth dhe di problemet që ka çdo qytetar i Tiranës.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese