Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
93 %
1kmh
0 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
9 °
E diel, 29 Janar, 2023

Garoi për kreun e FRPD, Barbara Doda: Prova sesi nuk duhet të bëhen votimet në PD!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Barbara Doda, ish-kandidate për kreun e FRPD, thotë se zgjedhjet që u zhvilluar dy ditë më parë janë një provë që shërben për të treguar sesi ato nuk duhet të jenë në vazhdim. Doda kritikon garën, pas zërave se kandidati fitues ka qenë i paracaktuar.

“Mendoj që garat nuk duhet të mbahen kështu! Dhe kjo është prova më e mirë sesi nuk duhet të funksionojnë votimet në PD. (…) Shikoni reagimet në rrjet, pa reaguar ne reagojnë njerëzit, pra ne nuk duhet ta pranojmë më të keqen, ne duam të jetë demokratike e perëndimore.

Kjo është një luftë shumë e gjatë. (…) Luçiano Boçit t’i duket e drejtë procesi i votimit, mua s’më dukej i drejtë, unë do e bëja ndryshe nga Këlliçi do bëja garë model”, është shprehur Barbara Doda, e cila ishte mes gjashtë kandidatëve që garuan për kreun e FRPD.

E pyetur nëse ka pasur kontakte me kryetarin e partisë, ajo u shpreh në Report TV:

“Është gjë e mirë që ka patur për një forum zhurmë. Kjo është e rëndësishme, unë mbaj mend zgjedhjet në PD mes ish kryetarit dhe askush nuk fliste pavarësisht se kryetari nuk reagonin. Fakti që reagojnë e shoh si pozitive. Di që për primaret ndodhi një gjë e mirë që ne nuk e patëm, unë do doja ta kishim në garën tonë.

Më shumë


spot_img








spot_img