Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Garoi e vetme, Monika Kryemadhi rizgjidhet në krye të LSI (SA VOTA MORI)

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4f290e90046cd6ff20617c385e67bd8d

Përfundon numërimi i votave, Monika Kryemadhi rizgjidhet në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i LSI, në një deklaratë për media bëri me dije se nga 44.413 vota, 42.807 votuan pro, 1,302 votuan kundër, ndërsa 304 vota ishin të pavlefshme.

Pas kandidimit të Ilir Metës në krye të shtetit, drejtimin e LSI e mbajti nënkryetari aktual Petrit Vasili. Ai dha dorëheqjen vetëm pak kohë më pas.

Kryemadhi nuk pati konkurrentë në zgjedhjet për kryetarin, ndërsa numërimi vijon për votat e delegatëve.

NJOFTIMI I KQZ TË LSI:

Mirdita të gjithëve!

Jemi sot përpara jush për të shpallur rezultatin e votimit për kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ju bëjmë me dije, se për shkak të ndalimit të qarkullimit prej 22:00-06:00 materialet zgjedhore për disa qendra votimi jashtë qarkut të Tiranës janë dorëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë paradites së sotme.

Bazuar në tabelat përmbledhëse të rezultateve, konfirmojmë se ka përfunduar procesi i numërimit të fletëve të votimit për kryetarin e Lëvizjes Socialiste  për Integrim.

Nga rezultatet e administruara kanë votuar 44.413 anëtarë nga të cilët 42.807 votuan pro kandidatit për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, zonjën Monika Kryemadhi.

1302 zgjedhës votuan kundër dhe 304 vota rezultuan të pavlefshme.

Bazuar në rezultatet e mësipërme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall kryetare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhin.

Vijon ende procesi i numërimit të votave për delegatët e Konventës Kombëtare, rezultati i cilit do të shpallet menjëherë pasi KQZ të njihet me tabelat përmbledhëse të rezultatit për çdo qendër votimi.

Një falenderim i veçantë i shkon anëtarëve të komisioneve të qendrave të votimit për menaxhimin e një procesi në përputhe me rregulloren, urdhrat dhe udhëzimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Inkurajojmë grupet e numërimit për të nxjerrë sa më shpejt rezultatin për ekipin fitues të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img