Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
24 %
1kmh
0 %
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
37 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

‘Garnizon që marrin urdhra’, ish-ministri i Fatos Nanos sulmon Najada Çomon: Turp! Ka vënë në rresht doktorët (Çfarë thotë për Silva Binon)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mjeku i njohur dhe ish ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis ka folur për menaxhimin e pandemisë, ku dhe u ndal tek kandidimi i shefes së Infektivit Najada Çomo.

Në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit”, Solis tha se një pjesë e mjekëve u vunë në shërbim politik dhe merrnin urdhër nga partia.

Sipas tij, ishte e turpshme që Çomo u rreshtua nga partia dhe po rreshton edhe doktorët një të njëjtën mënyrë.

“Janë thellësisht të politizuar, një garnizon që marrin urdhëra dhe japin urdhëra. Po të isha trajner do ti nxirrja të gjithë me të kuqe, përveç Silva Binon dhe dy-tre shkencëtare dhe Eugenën, të tjerët janë të politizuar.

Janë të bindur. Kur kam qenë ministër nuk kam detyruar asnjë doktor të shprehet për bindje partiake. Armiku jonë ka qenë sëmundja. Tani janë skuqur, janë bërë blu, janë bërë garnizone, marrin urdhëra nga partia. Edhe Najada, jashtëzakonisht turp, për të gjitha që ka bërë, që vihet në rresht, që i vë doktorët në rresht. I ka ndarë flokët mu në mes, doktor majtas doktor djathtas.

Armiku jonë është covidi dhe duhet ta luftonim të gjithë bashkë, jo të politizohemi dhe jo duke u vendosur në rresht. Është më mirë sanatoriumi, se sa Infektivi, që u bë një detashment i Rilindjes”, tha Solis.

Më shumë

spot_img
spot_img