Hapësire reklamuese

Politikë

Garë e fortë në disa bashki, edhe dy ditë nga mbyllja e sondazhit të Newsbomb.al: Votoni!

Shkruar nga Newsbomb

10 Maj do të jetë data finale për mbylljen e sondazhit të Newsbomb.al, për zgjedhjet lokale. Pas 25 ditësh, nga 15 Prilli, sondazhi do të mbyllet të mërkurën dhe do të ofrojë një panoramë për të gjitha bashkitë e vendit, se cilët janë kandidatët e preferuar.

Deri tani, bie në sy një numër i lartë votash dhe duket se gara do të jetë vërtet e ethshme në disa bashki të vendit, si Tirana, ku Erion Veliaj dhe Belind Këlliçi ndahen me vetëm 0.05% të votave, ndërsa kandidati i PD-së zyrtare, Roland Bejko nuk arrin as 1%.

Megjithatë, ju keni dhe dy ditë kohë deri në mbylljen zyrtare të sondazhit, më datë 10 Maj.

Pasi të keni hyrë në faqen zyrtare në internet të Newsbomb.al, në ballinë do të gjeni banerin që ilustrohet dhe në foton e mëposhtme. Kur të klikoni mbi sondazhin, do të hapet një dritare e re me qarkun e parë, Tiranën, dhe më pas 11 qarqet e tjera.

Kur të keni zgjedhur qarkun në të cilin bëni pjesë, do ju shfaqen të gjitha bashkitë respektive dhe kandidatët për secilën prej tyre. Vendosni kursorin (shenjën) mbi kandidatin që ju mendoni se do fitojë në 14 Maj dhe shtypni butonin “Vote”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese