Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Garë e fortë mes socialistëve të Tiranës, Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi thyejnë herësin, i marrin mandatet Fidel Yllit dhe Ervin Bushatit (VOTAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi arrijnë të thyejnë herësin dhe sigurojnë dy mandate në listën e Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës. Të renditur jashtë vijës së kuqe, ata kanë mundur të sigurojnë mbi 10 mijë vota dhe sigurojnë mandatet.

Kështu, Fatmir Xhafaj i renditur në vendin e 23 në listën e PS-së së Tiranës, thyen herësin dhe i merr vendin Fidel Yllit , i renditur i 15 në listën e PS-së së Tiranës, me 1.190 vota. Ish-ministri i Brendshëm ka marrë 12.398 vota.

Ndërkohë, djali i ish-deputetit Aqif Rakipi, Ornaldo Rakipi, i renditur i 30 në listën e PS-së së Tiranës në dukje nuk kishte asnjë shans të merrte madnat pasi socialistët kanë ruajtur kotuat deri në mandatin e 18, dhe shpresonin të merrnin vetëm të 19 jashtë vijës së kuqe, Pandeli Majkon.

Por, Ornaldo Rakipi ka arritur të fitojë me vota preferenciale, dhe ka siguruar 11.514 vota, duke i marrë mandatin Ervin Bushatit, i renditur i 3 në listën e PS-së së Tiranës, me 1.787 vota.

Screenshot 17 12
spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img