Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
71 %
1.2kmh
74 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
21 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Gardisti plagos me armë 22 vjeçarin në Tiranë, i riu me urgjencë te Trauma (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

d5596e76a5d38347cd9c75146eda5212

Një shoqërues i Gardës ka plagosur me armën e shërbimit një person.

Mësohet se gardisti Florja Hysa, 22 vjeç ka plagosur shtetasin Lorenc Doçi, 22 vjeç, me armën e shërbimit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën ‘Ramadan Çitaku’, në Tiranë.

Mësohet se 22-vjeçari i plagosur ndodhet në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia ka arrestuar gardistin ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me specialistët e Sektorit të Krimeve ndaj Jetës në D.V.P Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin F.H., me detyrë punonjës i Gardës së Republikës, trup shërbimi. Arrestimi i 22-vjeçarit u krye pasi në rrugën “Ramadan Çitaku” në kryqëzim me rrugën e “Balshajve”, ai dyshohet se ka plagosur për motive të dobëta me armën e shërbimit shtetasin L.D., 22 vjeç banues në Kodër Kamëz, i cili është dërguar në SUT për trajtim mjekësor. Materialet në ngarkim të tij do t’i kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit F.H., për veprën penale, “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.

 

 

 

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img