Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Gardistët zinxhir tek dera e Kuvendit, kontrollojnë demokratët nga "koka te këmbët"

Shkruar nga Newsbomb
Gardistët zinxhir tek dera e Kuvendit, kontrollojnë demokratët

Gardistët janë vendosur zinxhir tek dera e Kuvendit duke mos lejuar kështu deputetët e opozitës që të futen brenda në sallën e Parlamentit, ku do të diskutohet buxheti 2024.

Burime për mediat bëjnë me dije se punonjësit e Gardës fillimisht para se demokratët të futen në Kuvend po i kontrollojnë nga “koka te këmbët”.

Duke marrë shkak nga herët e kaluara ku opozitarët u futën në Kuvend me mjete pjeroteknike, gardistët kanë kontrolluar një për një deputetët demokratë. Sakaq nga këta të fundit kanë hasur rezistencë.

Ka qenë deputeti Gazment Bardhi i cili në një moment dëgjohet duke iu drejtuar me tone të ashpëra punonjësve të Gardës.

“E keni kthyer vendin në shtet policor. S’ju vjen zor, s’ju vjen. Kush jeni ju? Ore jeni në terezi a nuk jeni”, dëgjohet të thotë Bardhi, teksa më tej ka "shpërthyer" edhe ndaj kryeparlamentares Lindita Nikolla, duke e quajtur mashtruese.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese