Hapësire reklamuese

Politikë

Garda zinxhir para derës së Kuvendit, Basha dhe socialistët shkojnë më herët në sallë

Shkruar nga Newsbomb

Deputetët e Partisë Socialiste kanë mbërritur më herët në ambientet e Kuvendit ku pritet të mbahete seanca plenare dhe të votohet ligji për rikthimin e basteve online. Për të shmangur kaosin që mund të krijohet në dyert e Kuvendit nga demokratët, socialistët kanë zgjedhur që të shkojnë gjysëm ore para në sallë.

Edhe Lulzim Basha është parë teksa ka shkuar në ambenitet e Kuvendit. I shoqëruar nga deputetët që e mbështesin, Basha është futur në sallë.

Ndërkohë, gardistët kanë krijuar një zinxhir para derës së Kuvendit pasi deputetët demokratë të përjashtuar pritet që të përsërisin të njëjtat skenare, të tentojnë futjen me dhunë në Kuvend. Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, dhe deputetët e tjerë demokratë po qëndrojnë në ambientet para Kuvendit. Ndonëse ata janë ndëshkuar nga Sekretariati i Etikës ata janë mbledhur në ambientet e jashtme të Kuvendit dhe do të tentojnë të futen në seancën parlamentare.

Mes tyre dallohet edhe Gazment Bardhi, Flamur Noka apo Asllan Dogjani, ndaj të cilëve masa ndëshkuese u mor vetëm një ditë më parë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese