Hapësire reklamuese

Politikë

Garda s’lejon deputetët e përjashtuar të futen në Kuvend, thyejnë xhamat

Shkruar nga Newsbomb

Sot në orën 10:00 pritet të nisë seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Mirëpo, siç ka ndodhur rëndomtë kohët e fundit, një pjesë e deputetëve të opozitës janë të përjashtuar.

Kështu Garda ka bllokuar hyrjen dhe nuk lejon që deputëtët e përjashtuar të futen në seancën plenare. Deputeti Flamur Noka ka tentuar të “çajë” kordonin e gardës. E teksa deputëtët e PD përplasen me gardën, deputetët e PS kanë zgjedhur që të futen në seancë nga mbrapa Kuvendit, ku ndodhet një hyrje tjetër, në mënyrë që mos përballen me opozitën.

Një tjetër skenë që nuk është parë më parë është ajo e Dashnor Sulës, i cili ka zgjedhur të ngjitet lartë kolegëve për të hyrë ne Kuvend.

Gjatë përplasjes janë dëgjuar edhe thyrja e xhamave në hyrje të Kuvendit. Deputetët e opozitës pretendojnë se nuk po lejohet që të futen në Kuvend edhe ata deputetë që nuk janë përjashtuar.

“Kjo është marrje e plotë në kontroll policesk nga garda e kuqe. Ky është një rast që nuk ka nodhur kurrë”, është shprehur Sali Berisha,

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese