Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Garda mbyll derën, deputetët e opozitës futen nga dritarja

Shkruar nga Newsbomb
Garda mbyll derën, deputetët e opozitës futen nga dritarja

Një situatë e pazakontë po ndodh në kryesinë e Kuvendit, teksa deputetët e opozitës kanë gjetur një tjetër mënyrë për t’u futur brenda institucionit.

Deputetët Lefter Gështenja, Sajmir Korreshi, Bledjon Nallbati kanë ndihmuar njëri-tjetrin për t’u futur nga dritarja.

Ata pretendojnë se duan të marrin pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, të thirrur nga Gazment Bardhi.

Ndërkohë ky i fundit Gazment Bardhi nuk iu bashkua kolegëve të tij, por zgjodhi të qëndronte jashtë ambienteve të Kuvendit.

“Në çdo xhiro që bëjmë rreth godinës ndiqemi nga Garda. Është lajm i mirë që qeveria merr në mbrojtje deputetët e opozitës”, tha Bardhi.

Pak minuta më parë  Korreshi dhe Noka kanë tentuar të futen në Kuved duke kaluar sipër kangjellave. I pari që tentoi ishte deputeti demokrat Sajmir Korreshi, por nuk ia doli. Ndërsa deputeti tjetër Flamur Noka ka mundur të kalojë pa problem, teksa i është bashkaur Berishës në oborrin e Kuvendit.

Kujtojmë se ditën e premte nga Kuvendi u përjashtuan me 10 ditë Ervin Salianji që ndezi tymuese rozë e mavi në seancë plenare, Petrit Doda dhe Edmond Spaho, ndërsa pas seancës me përplasje fizike të 30 tetorit u përjashtuan kreu i grupit Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese