Hapësire reklamuese

Aktualitet

Garda e Republikës e shqetësuar për vajtjen e Ilir Metës në Elbasan: Nuk kishim asnjë informacion për lëvizjen e tij

Shkruar nga Newsbomb
Garda e Republikës e shqetësuar për vajtjen e Ilir Metës

Garda e Republikës dhe Drejtoria e Ruajtjes së Autoriteteve Shtetore ka shprehur shqetësim për ikjen e Presidentit Ilir Meta sot në Elbasan.

Gazetari Sokol Balla thotë se burimet e tij i kanë bërë me dije se institucionet përgjegjëse për ruajtjen e sigurisë së Presidentit, nuk kanë pasur informacion dhe nuk janë lajmëruar për ikjen e Ilir Metës në Elbasan.

Nuk dihet se kush kujdeset për sigurinë e kreut të shtetit në këtë qark, kur ditët e fundit aty u shënua një nga ngjarjet më të rënda të zgjedhjeve, shkruan newsbomb.al. Mbështetësi i PS Pjerin Xhuvani mbeti i vdekur si pasojë e përplasjes me persona të armatosur nga shtabi i PD.

Gjithashtu, nga Presidenca nuk ka asnjë informacion se për çfarë qëllimi Ilir Meta ka shmangur njoftimin e Gardës për lëvizjet e tij, kur ky institucion është përgjegjës për sigurinë e tij dhe të gjithë zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu