Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
3.1kmh
40 %
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
26 °
Mar
22 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

‘Garantimi i privatësisë së votuesve, sigurisë dhe integritetit’, Kryetari i KQZ-së, në Konferencën e 27-të Vjetore të ACEEEO-s

Lajme të ngjashëm

Në Konferencën e 27-të Vjetore dhe Takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Zyrtarëve Zgjedhore Europiane (ACEEEO), e cila zhvillon punimet në datat 5-7 Shtator në Vilnus të Lituanisë, mori pjesë në cilësinë e anëtarit edhe delegacioni i KQZ-së i kryesuar nga Kryetari,  Klement Zguri. 

Konferenca me temë “Garantimi i privatësisë së votuesve, sigurisë dhe integritetit” organizohet nga  Shoqata e Trupave Zgjedhor Evropianë në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Lituanisë, që mban dhe Presidencën e radhës së ACEEEO-s.

Rreth 150 ekspertë dhe përfaqësues të Trupave Zgjedhore do të diskutojnë mbi garantimin e  privatësisë së votuesve, sigurisë dhe integritetit,  ndërkohë që një seminar i veçantë i është kushtuar sigurisë kibernetike në zgjedhje.  

Përdorimi i teknologjive dhe metodave të reja për të prishur dhe minuar legjitimitetin e zgjedhjeve janë disa nga sfidat me të cilat duhet të përballen Trupat e Menaxhimit të Zgjedhjeve, ndaj punimet e konferencës do të fokusohen tek mbrojtja e informacionit të votuesve dhe të të gjitha të dhënave digjitale të përdorura në zgjedhje.

Në ditën e fundit të Konferencës të pranishmit do të njihen me zhvillimet e fundit në fushën e teknologjisë zgjedhore ku gjatë ekspozitës së veçantë kompanitë që tregtare që operojnë në fushën e zgjedhjve do të prezantojnë produktet e tyre.


Më shumë