Hapësire reklamuese

Ekonomi

Garancia sovrane 2 shtyhet deri në fund të shtatorit

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Ministrja e financave, Anila Denaj ka bërë të ditur se është aprovuar shtyrja e Garancisë Sovrane 2 deri në fund të muajit Shtator.

“Vijojmë të ndërmarrim masat e duhura për lehtësimin dhe zbutjen e efekteve ekonomike për cdo biznes në këtë situatë. Kjo garanci sovrane aplikohet për Bizneset në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe për nevoja në kapital qarkullues dhe investime”, tha ministrja në faqen e saj në fb.

Deri tani nga fondi total i garancisë së dytë sovrane prej 15 mld lekë janë miratuar 3.1 miliardë lekë, ose një përdorim i fondit prej rreth 20%.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu