Sot në Tiranë zhvillohet “Tiranathlon”, gara e notit, vrapit dhe çiklizmit.
Pas finales së madhe të Conference League, që u zhvillua të mërkurën në stadiumin “Air Albania”, aktivitetet sportive në Tiranë vijojnë këtë të dielë me “Tiranathlonën”, një garë e jashtëzakonshme që përfshirë tre disiplina: not, pedalim dhe vrap”.
Gara do të zhvillohet në Liqenin e Farkës dhe është një organizim i Bashkisë së Tiranës, ne bashkëpunim me Ambasadën e Greqisë në vendin tonë.
Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Policinë e Shtetit, kanë marrë një sërë masash për qarkullimin e automjeteve.
Kufizimi i segmenteve do të jetë i përkohshëm, në intervale të shkurtra kohore, kurse hapja e kryqëzimeve do të kryhet gradualisht. Qendra e qytetit do të jetë Ditë pa Makina për t’u shijuar nga fëmijët dhe qytetarët.
Sipas planit të masave, kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të bëhet si më poshtë:
-Ndalimin e qarkullimit të automjeteve në kuadër të mbarëvajtjes dhe organizimit të aktivitetit sportiv “Tiranathlon”, në parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, ditën e Diel, datë 29.05.2022, nga ora 08:00 deri në orën 12:00, sipas segmenteve rrugore si më poshtë:
-Rruga e “Tuneleve”. (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Daxhit” deri te kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit),
-Rruga “Daxhit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Shaqir Palushi”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”),
-Rruga “Diga e Liqenit”.(duke filluar nga kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Diga e Liqenit”),
-Rruga “Panorama e Liqenit”. (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”).
-Rruga interurbane kryesore (TEG – lira Shkozë)
-Blv. Zhan D’Ark, Blv Gjergj Fishta, Blv Bajram Curri (segment! nga ura Shkozë – pallati me shigjeta).
2-Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
a. Linja Nr. I/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon në njërin drejtim në “sheshin Ëillson” tjetri në qendër.
b. Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Ëillson”.
c. Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve – Qendër” pezullohet përkohësisht
d.Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium devijon te rrethrrotullimi i “Ekonomikut”.
e. Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti” – Jordan Misja” devijon në qendër.
f.Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit pezullohet përkohësisht. g
g.Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së bukës dhe n qendër.
h.Linja Nr. 14 “Unaza” pezullohet përkohësisht.