Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Gara për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, KED i dërgon një emër Kuvendit të Shqipërisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

7deb832e8343f0179098552179f7eb46

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vijuar sot mbledhjen në lidhje me diskutimin dhe miratimin e listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës, të cilat do të dërgohen më pas pranë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

KED i ka dërguar një emër Kuvendit, atë të Altin Binajt, anëtar për në Gjykatën Kushtetuese. Binaj votohet senacën e së enjtes në parlament. Deri më tani  KED e ka vlerësuar, por nuk e ka pikëzuar kandidaten Sonila Beitia.   

Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, përfaqësuesi i Presidentit të Republikës dhe përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas diskutimeve miratoi vendimin për pikëzimin dhe renditjen e kandidatit të lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020, si edhe listën përfundimtare të renditjes së bashku me raportin përkatës.

KED po sot, i përcolli këto akte pranë organit të emërtesës, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.​ Mbledhja e sotme ishte vijim i mbledhjes së kaluar, në të cilën u krye, ndër të tjera, intervistimi dhe pikëzimi i kandidaturave (kandidatit të vetëm) për vakancën e shpallur nga Kuvendi, z. Altin Binaj.

Ndërkohë, ende nuk është mbyllur përfundimisht shqyrtimi për kandidaturat e vakancës së shpallur nga Presidenti.

Më shumë

spot_img