Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
0kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Gara për kreun e BKH, zbardhen 4 emrat e kualifikuar për fazën FINALE

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

080ed562170af0e065e2aca65c8a0899

Përzgjidhen katër nga tetë kandidatët që do ti nështrohen fazës përfundimtare të verifikimit për kreun e BKH.

Nga tetë kadidatët që iu nënshtruan dje fazës së intervistimit, katër të përzgjedhurit janë Aida Veizaj, Artur Beu, Ervin Hodaj, Idajet Faskaj.

Në mesin e kandidatëve për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit që iu nënshtruan intervistës për pastërtinë e figurës e integritetit nga Komisioni i Përzgjedhjes në SPAK ishin të gjithë emra shumë të njohur në fushën e policisë.

Njoftimi:

Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së, në datat 26 dhe 27 shkurt 2020, zhvilloi intervistat e strukturuara me 8 (tetë) kandidatët e përzgjedhur deri në ketë fazë, në praninë e Komisionit të Pavarur të Rishikimit (Komision me përfaqësues nga misionet e BE-së dhe Qeverisë së SHBA-ve).

Çdo kandidat u intervistua duke përdorur të njëjtën metodë intervistimi, të miratuar më parë nga Komisioni i Përzgjedhjes.

Rezultatet e vlerësimit të intervistave iu shtuan rezultateve të mëparshme të kandidatëve.

Në përfundim, Komisioni i Përzgjedhjes përzgjodhi 4 (katër) kandidatët më të mirë deri në këtë moment, të cilët do t’i nënshtrohen fazës përfundimtare të verifikimit. Kandidatët e përzgjedhur janë si më poshtë:

1. Aida Veizaj
2. Artur Beu
3. Ervin Hodaj
4. Idajet Faskaj

Arben Kraja
Drejtues i Prokurorisë së Posaçme

8 kandidatët, të përzgjedhurit dhe të skualifikuarit qe iu nenshtruan intervistimit ne dy grupe:

Në datën 26.02.2020

1. Aida Veizaj, ora 10.00
2. Ardian Çipa ora 11.00
3. Artur Beu ora 12.00
4. Ervin Hodaj ora 13.00

Në datën 27.02.2020

1. Gentjan Shehaj ora 10.00
2. Lindita Nushi ora 11.00
3. Idajet Faskaj ora 12.00
4. Ylli Pjetërnikaj ora 13.00

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img