Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gara për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, zyrtarizohet lista me kandidatë, ja se kush prin

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), ka zyrtarizuar listën me 5 kandidatë për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë (ILD).

Pas vendosjes së fillimit të procedurave të vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve, është zyrtarizuar lista.

Në garën për ILD-në, në listën e zyrtarizuar për kryeson Artur Metani me 89.6 pikë.

Më pas renditet Sokol Stojani në vend të dytë me 89 pikë. Më pas Joana Asimi Sorraj në vendin e tretë me 82.5 pikë. Eris Hysi në vendin e katërt me 78.3 pikë dhe Lindita Troja në vendin e pestë me 63.4 pikë.

Ndërkohë lista e dorëzuar i dorëzohet Parlamentit për tre ditë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu