Tetë kandidatët për tri vende vakante në Prokurorinë Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, po intervistohen sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Lidhur me këtë, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë bën me dije se po ndjek nga afër intervistat dhe vlerësimet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për kandidatët që aplikojnë për tre vendet vakante në SPAK.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ambasada amerikane bën me dije se Shtetet e Bashkuara presin që ky proces kyç të çojë në përzgjedhjen e prokurorëve më të kualifikuar me nivelet më të larta të guximit, profesionalizmit, integritetit dhe pavarësisë.
Gjithashtu ambasada e SHBA-ve nënvizon se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për ta mbështetur Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit.
Postimi i plotë i Ambasadës së SHBA-ve
Ambasada e SHBA po ndjek nga afër intervistat dhe vlerësimet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për kandidatët prokurorë që aplikojnë për tre vendet e fundit bosh në SPAK. Shtetet e Bashkuara presin që ky proces kyç të çojë në përzgjedhjen e prokurorëve më të kualifikuar me nivelet më të larta të guximit, profesionalizmit, integritetit dhe pavarësisë. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për ta mbështetur Shqipërinë teksa ajo lufton korrupsionin, forcon institucionet e saj të drejtësisë dhe mbron sundimin e ligjit. SPAK mbetet një pjesë kritike e asaj përpjekjeje.
Kandidatët në garë
1. Albert Kuliçaj
2. Olsi Dado
3. Kreshnik Ajazi
4. Bledar Maksuti
5. Anita Jella
6. Ndini Tavani
7. Sonila Muhametaj
8. Palo Deçolli
Lexo edhe: Gara për 3 vende vakante në SPAK, kandidatët do të intervistohen në KLP më 7 dhjetor