Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gara për 3 vende vakante në SPAK, kandidatët do të intervistohen në KLP më 7 dhjetor

Shkruar nga Newsbomb
Gara për 3 vende vakante në SPAK, kandidatët do të

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur të intervistojë tetë kandidatët për tri vende vakante në Prokurorinë  Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, më datë 7 dhjetor, duke filluar nga ora 09:00.

Mësohet se procedura e prezantimit dhe pyetje- përgjigjeve do jetë jo më shumë se 30 minuta për çdo kandidat. Pas intervistimit të tyre në KLP, do të jetë një komision tjetër pranë SPAK që do të vendosë përfundimisht tre fituesit.

KLP bën me dije se në sencën plenare që u zhvillua dhe prezentë ishin edhe përfaqësues nga misioni OPDAT, EU4JUST, si dhe Ministria e Drejtësisë. Të tetë kandidatët u vlerësuan nga Këshilli me kualifikim të lartë dhe me nga 7 pikë në lidhje me 2 vlerësimet e fundit profesionale.

Kandidatët në garë 

  1. Albert Kuliçaj
  2. Olsi Dado
  3. Kreshnik Ajazi
  4. Bledar Maksuti
  5. Anita Jella
  6. Ndini Tavani
  7. Sonila Muhametaj
  8. Palo Deçolli

Njoftimi nga KLP

Në këtë mbledhje u miratua procesverbali i seancës plenare të datës 13.11.2023 dhe vendimet për:

1. Caktimin e shkallës së vlerësimit për kandidatët për prokuror në prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Të tetë kandidatët u vlerësuan nga Këshilli me kualifikim të lartë dhe me nga 7 pikë në lidhje me 2 vlerësimet e fundit profesionale. Dita e intervistave me kandidatët u la dita e enjte datë 07 dhjetor 2023 duke filluar nga ora 9.00 ku procedura e prezantimit dhe pyetje- përgjigjeve do jetë jo më shumë se 30 minuta për çdo kandidat.

2. Caktimin e zotit Leonard Suçi në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në pozicionin e shpallur vakant Nr.1, me vendimin Nr.319, datë 20.10.2023 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sipas procedurës së lëvizjes paralele;

3. Caktimin e zonjës Redona Ndoni në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për pozicionin e shpallur vakant Nr.2, me vendimin Nr.319, datë 20.10.2023 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sipas procedurës së lëvizjes paralele;

4. Komandimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj në pozicionin e Këshilltarit Ligjor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë;

5. Miratimin e opinioneve për prokuroret Aida Cakaj, Alma Bramo dhe Ervisa Hyka, kandidate që kanë aplikuar në procedurën e komandimit të një prokurori si ndihmësmagjistrat pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

6. Një ndryshim në vendimin Nr.289, datë 17.07.2023 për “Praktikën profesionale të kandidatëve për magjistratë të Shkollës së Magjistraturës”;

7. Miratoi kërkesën e prokurores Enkeleda Millonai për ushtrim të veprimtarisë jashtë funksionit;

8. Vendimi për rillogaritjen e pagave për anëtarët dhe ish-anëtarët e KLP-së, për periudhën 08.05.2021-08.01.2023;

9. Miratimin e Rregullores për “Vlerësimin etik dhe profesionale të drejtuesve të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm”;

10. Miratimin e programit që përcakton listën e prokurorëve, për të cilët do të kryhet vlerësimi etik dhe profesional përgjatë vitit 2024; Shorti me emrat e prokurorëve dhe relatorëve përkatës do të hidhet pas datës 18.12.2023.

11. Verifikimin e pasurisë dhe figurës të kandidatëve për Programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës, në vitin akademik 2023-2024, zotit Raklent Çami dhe zotit Edikel Bregasi;

12. Për “Miratimin e listës pjesore të kandidatëve për student në shkollën e magjistraturës për vitin akademik 2023-2024”;

13. Caktimin me short të relatorit përgjegjës për procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës të prokurorëve Anita Jella dhe Genti Xholi që kanë kandiduar për riemërim në pozicionin e drejtuesit në prokuroritë ku aktualisht ushtrojnë këtë detyrë;

14. Miratimin e Rregullores për “Caktimin e procedurës dhe masës së trajtimit financiar të prokurorit për shërbimin në skemën e delegimit, për transferimin e përkohshëm, për caktimin e përkohshëm dhe caktimin për një çështje të veçantë”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese