Tirana
scattered clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
2.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
12 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
15 °
E diel, 5 Dhjetor, 2021
spot_img

Gara e Tiranës/ ‘LSI po mban peng Klajda Gjoshën në bisedimet me PD-në’, flet ish-ministrja

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

LSI është partia e opozitës me më shumë ‘tradhtarë’ pas djegies së mandateve. Shumica e kandidatëve në listë që pranuan të futeshin në Parlament janë nga LSI.

Mirëpo, për ish ministren e Integrimit Klajda Gjosha kjo nuk do të thotë asgjë. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” sipas saj LSI nuk ka asnjë përçarje.

“LSI nuk ka asnjë përçarje, përkundrazi ka një çlirim nga të gjithë ata që kanë dashur atë vetëm për interesa. Të gjithë deputetët kanë të drejtë të marrin vendimin për zgjedhjet e tyre personale. Ata duhet të mbajnë vetë edhe  përgjegjësitë parpara opinionit publik. Vendimi i partive për djegien e mandateve është vendim politik dhe asnjë zgjedhje personale nuk e cënon atë.

Më tej Gjosha është pyetur edhe për faktin se kjo e fundit është emri që LSI po mban ‘peng’ në bisedimet me PD për sfidantin e Erion Veliajt.

“Nuk ka qenë kurrë ambicia ime dhe nuk kam pasur asnjëherë diskutim të tillë. Në këtë situatë qe ndodhet vendi besoj se kemi çështje shumë më të rëndësishme për të diskutuar. Sot diskutohet për ekzistencën e një kombi, për ruajtjen e identitetit kombëtar, për vlerat e humbura të demokracisë e për Shqipërinë e së ardhmes. Tema e emrave dhe individëve do të ishte luks në këto momente”, tha Gjosha.

Po ashtu ish ministrja është pyetur edhe për kandidaturat brenda PD-së që përfliten për garën e Tiranës, atë të Jorida Tabakut dhe Dashamir Shehit.

“Çdo individ me personalitet, integritet dhe qe nuk përdor propagandë në vend të punës do të ishte një kandidaturë e denjë. Zgjedhja e kandidaturës do t’i takojë në çdo rast strukturave të opozitës dhe dakordësisë së tyre”, përfundoi Gjosha. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img