
“Gangsterja” Deizi Arapi është kthyer përsëri në qendër të vëmendjes për shkak të një konfikti me një 22-vjeçar.
Burime për mediat bëjnë me dije se mes tyre ka pasur një debat me tone të larta, që ka pasur me dëmtimin e makinave të njëri-tjetrit. 28-vjeçarja nga Devolli është është një emër i panjohur për policinë dhe opinionin publik, pasi shpesh herë është konfilktuar me persona të ndryshëm për arsye banale.
Rasti më i fundit ndodhi një vit më parë, madje u përfshi edhe deputeti demokrat Bledion Nallbati, tës cilin akuzoi publikisht se i kishte djegur makinën.
Po në vitin 2022, Arapi në mesnatën e 23 gushtit, u arrestua në qendër të qytetit të Bilishtit, pas një përplasje verbale me punonjësit e policisë së këtij qyteti. Arapi goditi me kokë dhe shkelma në gjoks, specialistin e zonës dhe më pas kundërshtoi me forcë të gjithë anëtarët e patrullës së policisë.