Një shqiptar, i cili punonte në një fermë kanabisi ka rrëfyer në Gjykatë se si ja theu dhëmbët njëri prej “ të fortëve”, i cili sipas tij e detyroi të punonte në fabrikën e drogës.
Bëhet fjalë për 30 vjeçarin shqiptar Mateo Dedej, i cili u kap në flagrancë në Londër në 22 qershor 2020, duke i shitur kanabis një blerësi.
I riu kishte 16 thasë me kanabis në makinë, ndëra dy do t’ia shiste klientit të tij. Gjatë kontrollit oficerët i gjetën shqiptarit edhe disa para kesh në xhep.
Policia e la të lirë, me detyrim paraqitje, por kur ai nuk u paraqit në Gjykatë në tetor 2020, u lëshua një urdhër arresti për të dhe u kap në maj të këtij viti.
Ai u deklarua fajtor në Gjykatë për posedim të lëndëve narkotike me qëllim furnizimin me kanabis, posedim kokaine dhe prodhim kanabisi.