Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

“Gafat” nga foltorja e Kuvendit, flet për herë të parë Rudina Hajdari: Është e vështirë të flasësh në këmbë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1f8e27df1b35a39c87943729a37b2366

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për herë të parë për “gafat” që ka bërë në Kuvend, nga foltorja. Ka pasur raste kur për shkak të emocioneve ligjvënësja shqiptare është ngatërruar me fjalët.

Kaq ka mjaftuar dhe në rrjet më pas kanë shpërthyer memet.

Sot, Hajdari ka folur për herë të parë në “Rreze Dielli” dhe ka thënë se të flasësh në këmbë është e vështirë, sidomos për deputetët e rinj, ndërsa të folurën nga karrigia (ulëset e sallës së seancave plenare) e konsideroi më të lehtë, shkruan newsbomb.al.

“Është më e lehtë të flasësh ulur sesa në këmbë. Kur jam e ulur te karrigia ime e kam më të lehtë. Kurse kur jam në këmbë nuk është e thjeshtë. Mësohesh. Për deputetët që janë për herë të parë duhet pak kohë, ku të shikosh, ku do akomodohesh…”, u shpreh ajo ndër të tjera.

Më tej, deputetja tha se nuk ndikohet shumë nga kritikat por i sipas saj, më rëndësi ka që të jetë pranë qytetarëve. Gabimet janë pjesë e jetës, por nuk ndikohem shumë nga kritikat. Rëndësi ka të jesh aktive dhe pranë qytetarëve”, tha ajo.

Më shumë

spot_img
spot_img