Hapësire reklamuese

Politikë

Gafa epike e Berishës, ngatërron Bujar Çelën me ministrin maqedonas

Shkruar nga Newsbomb

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngatërruar deputetin socialist Bujar Çelën me politikanin Bujar Osmani.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa hidhte hije dyshimi për mënyrën e shpërthimit që ndodhi një ditë më para në Lushnje, demokrati mesa duket i ka harruar emrin kolegut të tij.

Të dashur miq, një shpërthim i fuqishëm, me natyrë të paqartë, në ambientet e biznesit të deputetiit të Partisë Socialiste Bujar Osmani, ka marrrë jetën e dy punëtorve, babë e bir dhe ka plagosur shumë të tjerë, mes të cilëve edhe vet deputetin,” shkruante në fillim Berisha.

Gafa e tij shumë shpejt u korrigjua, pasi postimin e fshiu brenda orës dhe e zëvendësoi me një të ri, ku shkroi të njëjtat fjalë. Me dallimin e vetëm, emrin e saktë të deputetit socialist.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi të premten, rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim. Dyshohet se gjatë punës, një nga punëtorët duke drejtuar një vinç aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Postimi i pare i Berishës Postimi i pare i Berishës

Postimi i dytë i Berishës Postimi i dytë i Berishës

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese