Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

“Gafa e radhës”, deputetja e PD publikon videon: Begaj ecën ndërkohë që banda luan himnin e Italisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një tjetër gafë e presidentit Bajram Begaj gjatë takimit me presidentin italian Sergio Mattarella, ka shkaktuar reagime.

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka publikuar një video nga ceremonia zyrtare e pritjes së presidentit Begaj për Sergio Mattarella. Ajo shkruan se në momentin që është luajtur himni i italisë, presidenti nuk ka ndaluar, ndërkohë Mattarella shikon me dyshim.

Sipas Zhupës, Begaj ka vënë në siklet presidentin italian duke mos respektuar himnin kombëtar.

Postimi i plotë i Zhupës:

Gafa e rradhës!

Presidenti ynë ecën ndërkohë që banda luan himnin e Italise, duke vënë në siklet edhe presidentit italian Mattarella i cili disa herë tenton ta ndalojë edhe nuk arrin të kuptoj se cfarë po ndodh.

Si gjeneral duhet të kishte më shumë dijeni për protokollin e shtetit ose të mos pushonte nga puna njerëzit që dinë.

Më shumë




spot_img








spot_img