Hapësire reklamuese

Politikë

Gafa e ministrisë së Arsimit në dëftesat e lirimit, dokumenti del i PAVLEFSHËM

Shkruar nga Newsbomb

“MINISTRIA QË NUK DI TË NUMËROJË DERI NË 10”.

Kështu shkruan deputeti Luçiano Boçi ndërsa denoncon këtë rast flagrant që tregon se në dëftesën e lirimit ka një pasaktësi që e bën të pavlefshme dëftesën.

Numri rendor është ngatërruar. Për këtë, deputeti demokrat ironizon ministren e Arsmit Lindita Nikolla.

“Mos u habisni! Ministria që nuk di të numërojë deri në dhjetë, është Ministria e Arsimit. Për të qeshur e për të qarë. Megjithëse titullarja ka mbaruar matematikë, në dëftesën e lirimit pas nr. 9 vjen nr. 11.

Rastësia është e përjashtuar tashmë, sepse dëftesa e printuar ka marrë viston e titullares. Kjo është papërgjegjshmëri plus paaftësi. Dokumenti në fjalë është i pavlefshëm”, shkruan Boçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese