Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gafa e gazetarit, sikletoset Bamir Topi

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i FRD, Bamir Topi ka prezantuar sot kandidatët për Këshillat Bashkiakë duke konfirmuar se konkuron në të gjitha bashkitë.

Gjatë momentit të prezantimit të tyre para gazetarëve Topi është vënë përpara një momenti të sikletshëm, kur një gazetar i drejtoi një pyetje lidhur me partinë që Topi drejton duke cituar “FRPD” kur në fakt partia që Topi drejton është FRD, pra Fryma e Re Demokratike dhe jo Forumi Rinor i Partisë Demokratike.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të FRD i cili pa e çuar gazetari pyetjen deri në fund e korrigjoi duke i thënë “Është FRD”. Topi u kujdes ta theksonte edhe njëherë emrin e partisë së tij dhe me të marë fjalën iu drejtua gazetarit : “Në rradhë të parë quhet FRD dhe jo FRPD”.

Në fakt një pjesë e mirë e njerëzve e kanë ngulitur në kokë sikur “FRD” është një frymë apo “zgjatim” i Partisë Demokratike edhe pse partia e Topit, në të vërtetë që në krimin e saj nuk ka qenë ndonjëherë e tillë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu