Hapësire reklamuese

Politikë

Gafa e Bashës për ngritjen e Flamurit, Rama shkrihet gazit nga Vlora (ME VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i PD Lulzim Basha ka qenë sot te Varrezat e Dëshmorëve dhe pas përfundimit të ceremonisë së homazheve ka dhënë edhe një prononcim të shkurtër për mediet.

Mirëpo, Basha ka ngatërruar vitin e ngritjes së Flamurit dhe kryeministri Edi Rama i cili ndodhet sot në Vlorë nuk ka duruar pa e publikuar momentin video.

“Sot përkulemi me nderimin më  të thellë para simbolit tonë kombëtar, flamurit të Kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944... 1444”, tha Basha.

“Flamuri që u ngrit në 28 nëntor 1944. Ah jo, prit:28 nëntor 1444”, ironizon Rama. 

"Kush kujton se është thjesht një ngatërresë me 5shekuj e gjysëm për shkak të katrave e ka gabim, se Artisti jo vetëm s’e di që flamuri i Kastriotëve u ngrit në 1443, po kujton se kështjella e tyre është në Lezhë ku u mbajt mbledhja Besëlidhjes së 1444. Flm që na bën të qeshim", shkruan më tej kryeministri.

Ndiqni videon!

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese