Tirana
light rain
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
46 %
1.5kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Gabimi i madh i KE në raportin për Shqipërinë, eurodeputeti e korrigjon menjëherë: Negociatat hapen vetëm nëse… (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Eurodeputeti David Lega ka kërkuar korrigjimin e raportit të KE-së në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se në raport ishte thënë se eurodeputetët mbështesin thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare, e cila do të shënonte zyrtarisht fillimin e negociatave të pranimit me BE, pa vonesa të mëtejshme.

Por, sipas eurodeputetit Lega në raport është harruar që të shënohet diçka shumë e rëndësishme lidhur me Shqipërinë.

Sipas tij, është harruar të përmendet se negociatat mund të hapen vetëm pasi të plotësohen kushtet e përcaktuara nga BE-ja.

“Korrigjimi! Në njoftimin për shtyp të KE thuhet se ne mbështesim thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare të Shqipërisë dhe fillimin e negociatave të pranimit pa vonesa të mëtejshme. POR harron të përmend “… duke ndjekur përmbushjen e plotë të kushteve të përcaktuara nga Këshilli Evropian. Ky është një gabim faktik, shumë i rëndësishëm pasi kushtëzimi është jetik në këtë kontekst. Deklarata për shtyp do të azhurnohet, me kërkesën time”,- shkruan ai.

Tashmë raporti është korrigjuar sipas kërkesës së eurodeputetit David Lega.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img