Kryeministri britanik, Boris Johnson dy ditë më parë gjatë takimit të G7 propozoi që të dhurohen një milard doza të vaksinës anti-Covid për shtetet në nevojë.
Ky propozim i kryeministrit është aporvuar edhe nga gjashtë udhëheqësit e tjerë dhe ranë dakort për shpërndarjen e një milliard dozave të vaksinës anti-Covid për vendet e varfëra.
Pjesa më e madhe e vaksinave do të jenë të kompanisë britanike “AstraZeneca”, të cilën Johnson e ka vlerësuar për mbajtjen e çmimit për dozë në nivele minimale.
Gjatë fjalës së tij për mediat Biden tha se kjo është “përgjegjësia dhe detyrimi jonë humanitar”.
Më herët presidenti i SHBA, Joe Biden u zotua se do të shtojë luftën kundër koronavirusit me dhurimin e 500 milion vaksinave Pfizer ndërsa, Johnson tha se Britania është gati të dhurojë të paktën 100 milion vaksina.
Samiti tre ditor i G7 është ngjarja e parë ballë për ballë midis krerëve të shteteve që nga fillimi i pandemisë.
Gjatë këtyre takimeve në fokus ka qenë pandemia dhe vaksinimi i qytetarëve, pasi vetëm kështu bota mund të ktheht në normalitet.