E gjitha vëmendja e botës është përqëndruar në Hamburg të Gjermanisë, për disa ditë në këtë qytet do të mblidhet një nga organizmat më të mëdhenj botëror siç është G20-ta.
Por ardhja e krerëve më të fuqishëm në mbarë botën është duke u pritur me protesta të fuqishme që nuk pranojnë të hapin rrugën ku do të kalojnë eskortat e zyrtarve të lartë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilët së bashku me zjarrfikëset kanë hedhur ujë mbi protestuesit që të largohen nga rruga. Raportimet e medieve botërore flasin për disa të plagosur dhe për mundësinë e të vdekurve.