Fyhet Kumbaro dhe braktis komisionin, shpërthen deputeti: Skandal, s’ka ndodhur në 27 vite kjo! Për mua s’është më ministre

Publikuar tek: aktualitet, më 12:41 28-03-2018 Fyhet Kumbaro dhe braktis komisionin, shpërthen deputeti: Skandal, s’ka ndodhur në 27 vite kjo! Për mua s’është më ministre Nga mbledhja e Komisionit te Medias

Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës, ka braktisur Komisionin e Medias ku ishte e thirrur në një seancë dëgjimore për çështjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Mesa duket, Kumbaro është ndjerë e fyer nga mënyra e komunikimit të kolegut të saj opozitar Luçiano Boçi, dhe ka vendosur të braktisë gjithçka. Deputeti i PD, e cilësoi këtë një skandal, që nuk ka ndodhur në 27 vite parlament dhe siç u shpreh ai, Kumbaro nuk mund të jetë më ministre.

Boçi: Nuk ka ndodhur që një nga ne të jetë çuar nga karrigia e të ketë ikur. Është skandal, kulmi i arrogancës dhe harbutërisë.

Asnjë nga ne nuk ka dëshirë të tejkalojë vetveten edhe në përcaktime ama nuk është ky argumenti që të braktiset komisioni, nuk ka ndodhur që në 27 vite një ministre të jetë larguar nga komisioni.

Ka shkelje të rregullores por ka dhe ndjesë tek e fundit fare por jo në mënyrë harbute të largohet ministrja se nuk ka argumente. Ne poshtërohemi, është krejtësisht e paparanusheme.

Nëse iu drejtova me ti unë e s’iu drejtova me ju, qenka gjë e madhe shumë?! Po ç’është kjo kështu?! ne si komision duhet të marrim një vendim, për nderin e saj e presim të vijë më vonë, për çnderin e saj të vijë nesër, pasnesër... Se mos ofendohet tani se i thashë asaj por mënyra se si iku e meriton t’i them edhe asaj se për mua nuk është më ministre, s’i them dot ministre.

VIDEO: 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Grabitja e pronave, ARTAN LAME në konferencë: Ja TOKAT BREGDETARE që janë gati për t’u shqyer
Plagoset RËNDË në kokë 12-vjeçari në orën e fiskulturës, me urgjencë drejt Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.012511014938354
array(1) { ["section"]=> string(126) "fyhet-kumbaro-dhe-braktis-komisionin-shperthen-deputeti-skandal-s-ka-ndodhur-ne-27-vite-kjo-per-mua-s-eshte-me-ministre-114811" }