Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

“Fyhem kur thonë partia e Astrit Patozit”, koordinatori i Bindjes Demokratike: Do të kandidojmë në çdo qark të Shqipërisë, unë jam më veterani…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d1cd5fbe61f17b15c6fbcda6a3924ef8

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, është shprehur se ndjehet i fyer kur njerëzit thonë “partia e Astrit Patozit”, duke iu referuar BD.

Ai u shpreh në RTSH se Bindja Demokratike do të kandidojë në çdo qark me listë të plotë kandidatësh, pasi janë të detyruar nga Kodi i ri Zgjedhor.

Patozi tha se pjesa më e madhe e kandidatëve të BD do të jenë djem dhe vajza të reja, ndërsa shtoi se ai do të jetë më veteran në listë.

“Ne do të kandidojmë në çdo qark të Shqipërisë, sepse jemi të dënuar ta bëjmë këtë. Në zgjedhjet lokale patëm përvojë shumë të hidhur, pasi deshëm të kandidojmë në 61 këshilla, por nuk na u dha mundësia.

Fyhem shumë kur thonë “partia e Astrit Patozit”. Unë nuk e dua që partia të quhet e imja. Unë dua që Bindja Demokratike të votohet pë rata që e përfaqësojnë. Unë jam më veterani në partinë tonë, pjesa më e madhe janë djem dhe vajza të reja dhe njerëz që kanë një lloj experience të shkurtër politike”, tha Patozi.

Më shumë

spot_img
spot_img