Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
1kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
33 °
Die
27 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Fyeu dhe kërcënoi gazetarin, deputeti i PD kërkon falje publike: Edhe unë jam njeri prej gjaku e mishi. U përfshiva emocionalisht (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Shqipërisë, i pari në listën e PD në Shkodër, Helidon Bushati ka kërcënuar dhe fyer gazetarin e Report Tv, Ergys Kavajën.

Ky i fundit e ka denoncuar publikisht në rrjetin social Facebook, ku thotë se në drekë ka marrë një telefonatë nga Helidon Bushati, i cili e ka fyer dhe kërcënuar atë dhe familjen e tij.

Screenshot 20 1

Sipas gazetarit Ergys Kavaja, ky reagim i drejtuesit politik të PD-së në Shkodër, ka ardhur për faktin e dy shkrimeve të gazetarit, i cili analizonte votat që mori PD, e cila kërkonte 7 mandate, por mori aq sa në 2017-ën dhe humbi shumicën edhe në bastionin e tyre.

Menjëherë pas denoncimit publik Helidon Bushati i ka kërkuar ndjesë publike gazetarit Ergys Kavaja. Bushati e pranon se e ka fyer dhe ka përdorur gjuhë jo etike, por justifikohet duke thënë se u përfshi emocionalisht.

“Në formimin tim dhe në edukaten time qytetare që rrjedh nder breza, nuk ka vend per fyerje dhe presione. Ndaj askujt. Jam dhe do te jem Helidoni që të gjithë më njohin. Fatkeqësisht, ndodh të jem edhe unë njeri gjaku dhe mishi. Njeri i emocioneve, sidomos kur luftoj dhe e dua të miren. E aq më teper, kur kjo e mirë tenton të sfumohet në dëm të Shkodres. Në dëm të këtij qyteti që duhet të fitojë mbi të keqen. U perfshiva emocionalisht në një situatë të tillë me gazetarin Ergys Kavaja, të tejkalimit të caqeve dhe të thyrjes së etikes. Prandaj, dua te jem i njëjti Helidon që të gjithë më njohin, dhe ndjesa ime eshte e sinqertë. Kam qene dhe do të mbes gjithmone miku i të gjitheve, dhe i gazetarëve. Kërkoj ndjesë dhe mirëkuptim. Në çdo moment, perballë kujtdo, le të jete e mira që e mund të keqen”, shkruan Bushati.

Screenshot 19

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img