Hapësire reklamuese

Bota

“Fyerje ndaj Zotit”, Papa Françesku bën thirrje: I jepni fund dhunës ndaj grave!

Shkruar nga Newsbomb
“Fyerje ndaj Zotit”, Papa Françesku bën thirrje: I jepni

Papa françesku ka bërë thirrje që t’i jepet fund dhunës ndaj grave, duke e konsideruar një gjë të tillë si "fyerje ndaj Zotit". Kjo deklaratë e Papës vjen në datën 1 janar 2022, gjatë ritualit të pëervitshëm për Vitin e Ri, të mbajtur në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

“Sa shumë dhunë është e drejtuar kundër grave. Ta lëndosh njuë grua është të fyesh Zotin.” u shpreh Papa.

Muajin e kaluar, Ati i Shenjtë tha se një burrë i cili ushtron dhunë ndaj një gruaje, përfshihet në ‘diçka që është pothuajse satanike’. Më 1 Janar Kisha Katolike feston Ditën Botërore të Paqes. Më herët Papa ka bërë thirrje që shtetet të shpenzojnë më pak në armatim dhe më shumë në arsimim.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.