Hapësire reklamuese

Politikë

“Futja 300 e ca, e rrumbullakosim pastaj”, Vokshi sqaron videon e publikuar nga numërimi i votave: Doli jashtë kontekstit

Shkruar nga Newsbomb
“Futja 300 e ca, e rrumbullakosim pastaj”, Vokshi sqaron videon e

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka folur për procesin e votimit të zgjedhjes së kryetarit të Këshillit Kombëtar.

Ajo tha se procesi ditën e djeshme ishte ishte i gjithë para kamerave dhe shumë transparent, ndërsa në lidhje me me një video që qarkulloi në rrjetet sociale, ajo tha se bëhej fjalë për numrin e fletëve të prodhuara dhe jo për votuesit.

“Ka qenë dashakeqësi një video e dalë jashtë kontekstit. Unë gjej rastin ta shpjegoj në respekt të publikut shqiptar. Në videon e shpërndarë mbrëmë është rreth fletëve totale të votimit që janë në vënë në dispozicion të dy tavolinave. Është një numër total i parëndësishëm. Nuk ishin në dijeni për numrin total të prodhuar. Diskutimi po bëhej për këto fletë. Kjo nuk e cenon procesin që mbetet transparent. PD është e vendosur në vullnetin e saj për transparencë të plotë”, sqaroi ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll