Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
100 %
1kmh
40 %
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
16 °
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Futi drogë në Burgun e Fierit me kuti poste, arrestohet 70 vjeçari, do ja dërgonte djalit të dënuar (EMRAT-NGJARJA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 70 vjeçar është arrestuar nga Policia e Burgjeve në Fier, pasi ka tentuar të fusë drogë në ambientet e këtij institucioni, përmes një pakoje postare që e kishte dërguar për djalin e tij, që vuan dënimin në këtë IEVP.

Në pranga ka rënë shtetasi Lutfi Zacelli, 70 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë në pakon postare të dërguar për të dënuarin Gerand Zacelli (babë e bir), janë konstatuar të kamufluara dhe të mirëfshehura 2 gota plastike, ku në brendësi të tyre u gjendën kokrra të dyshuara të ngjashme me të lëndës narkotike.

“Në datë 18 janar 2022, rreth orës 15.00, SHKBB u njoftua nga Salla Informacionit IEVP Fier se gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë në pakon postare të dërguar nga shtetasi “L.Z.” për të dënuarin “G.Z.” (babë e bir), janë konstatuar të kamufluara dhe të mirëfshehura 2 gota plastike, ku në brendësi të tyre u gjendën kokrra të dyshuara të ngjashme me të lëndës narkotike.

Menjëherë OPGj i SHKBB-së nën drejtimin e Prokurorisë Fier, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Fier dhe me Komisariatin e Policisë Lushnje, u koordinua për kryerjen e veprimeve të para hetimore për dokumentimin ligjor dhe zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes.

Në bazë të provave dhe fakteve u krye arrestimi në kushtet e flagrancës ndaj shtetasit:

“L.Z.”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në I.E.V.P me Burgim”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga nenet respektive të 283, 324/a të Kodit Penal. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier”, njofton Policia e Burgjeve.

Më shumë




spot_img








spot_img